Policia e Shkodrës ka sekuestruar 205 kg drogë dhe ka vënë në pranga pesë persona. Të arrestuarit gjatë operacionit “PREKALORI“ janë Zef Kola, 53 vjeç, kryetar i grupit kriminal, Genti Meçaj, 31 vjeç, bashkëpunëtori kryesor i kryetarit të grupit, Kristjan Melaj, 28 vjeç, Elvis H ysaj, 29 vjeç, dhe Xhuzepe Delaj, 21 vjeç, të tre anëtarë të grupit kriminal.
Sasia e lëndës narkotike është gjetur në një furgon, ku do te kryhej shkëmbimi i marijuanës.
Ky operacion u zhvillua në bazë të hetimeve të kryera, mbi këtë grup kriminal, i cili organizonte trafikimin e drogës nga qyteti i Koplikut në drejtim të Malit të Zi. /ABC News Albania 24/7