Aksinja Xhoja është vajza e aktorit të njohur, Nikolin Xhoja. Ajo me profesion është pianiste dhe jeton aktualisht ku dhe zhvillon karrierën e saj. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Aksinja ka folur për prindërit e saj, veçanërisht me babain e saj.
“Kam qenë dhe jam shumë me fat që kam lindur dhe jam rritur në familjen e dy artistëve. Kanë qenë prindër të jashtëzakonshëm.
Të dy kanë qenë shumë të lidhur dhe të gjitha problemet që ka jeta i kanë kaluar me të qeshur.
Babai ishte siç e keni parë ju dhe shumë më i këndshëm. Kam kujtime shumë të bukura. Edhe në teatër më kujtohet se ishte si një familje shumë e madhe. Edhe të gjithë flisnin për Nikolinin.
Unë kam pasur këtë dashuri të madhe për muzikën, në mënyrë të veçantë për pianon, për të gjitha artet. Ata më shikonin që këndoja dhe më dërguan të bëja provën, edhe fitova. Në fillim ka qenë shumë e vështirë, pasi unë isha mësuar me dashurinë e prindërve, por u mësova me vështirësitë”, u shpreh ajo.
Më tej, Aksinja ka folur dhe për jetën e saj në Itali dhe marrëdhënien që ka me artistët e njohur italianë, Albanon dhe Rominën.
“Unë siç ju thash jam njohur në Gjirokastër. Edhe kur erdha në Itali, bëra specializimin, u njoha me burrin që kam, u zhvendosa në Brindësi. Edhe ja tregova historinë burrit tim, ai më thotë shkojmë e takojmë. Unë isha e turpshme dhe nuk po doja.
Vajzat e Rominës dhe Albanos kanë bërë mesim pianoje me mua. Mirëpo, kur vajza ime do të niste shkollën ne u larguam. Po unë e kam ndihmuar shumë me koncertet dhe sot e kësaj dite mbajmë kontakte gjatë gjithë kësaj kohe.
Nikolin Xhoja ka lindur në Brindisi dhe prandaj jam kthyer në vendlindjen e babait. Edhe jam shumë e lidhur këtu. Kam shkuar takuar të gjithë rininë e babait dhe kam vizituar të gjitha vendet e tij. Nëna e babit ishte durrsake dhe ka qenë e martuar me italian. Xhoja shkruhet Gioja.
Nuk i janë bërë homazhet në Teatrin e Durrësit sepse kishte një djalë në burg”, shtoi Xhoja./abcnews.al