Plagosi me thikë vjehrrin dhe kunatin, arrestohet 27-vjeçari në Vlorë

schedule23:54 - 4 Dhjetor, 2022

schedule 23:54 - 4 Dhjetor, 2022

Policia e Vlorës ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes së Xhevdet dhe Albion Braushi (babë e bir).

“Shërbimet e Policisë pas afro një orë kërkimesh kanë lokalizuar, kapur dhe prangosur, në lagjen “8 Nëntori”, autorin e dyshuar shtetasin R. K., 27 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e bluve.

Ky shtetas pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xhevdet dhe Albion Braushi, 61 dhe 30 vjeç të cilët ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 mjete prerëse thika.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje./Abcnews.al/