Një grup njerëzish u përpoqën të vidhnin një mural të artistit të grafitit Banksy nga muri i një ndërtese të shkatërruar nga lufta në Ukrainë, por u arrestuan nga policia.
Ata prenë një pjesë të dërrasës dhe suvasë që mbante veprën artistike të një gruaje me maskë gazi, ndërsa policia arrestoi disa persona në vendin e ngjarjes në Hostomel dhe piktura është marrë nga autoritetet.
Grafiti ishte një nga disa vepra të krijuara nga artisti britanik në Ukrainë muajin e kaluar.
“Këto imazhe janë simbole të luftës sonë kundër armikut. Këto janë histori për mbështetjen dhe solidaritetin e gjithë botës së qytetëruar me Ukrainën. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur këto vepra të artit të rrugës si një simbol të fitores sonë”, tha guvernatori i rajonit të Kievit, Oleksiy Kuleba.
/abcnews.al