Stoltenberg: Mbështetja e NATO-s për Ukrainën është thelbësore

schedule15:21 - 30 Nëntor, 2022

schedule 15:21 - 30 Nëntor, 2022

“Ukraina ka bërë përparime të rëndësishme, por ne nuk duhet të nënvlerësojmë Rusinë”.

Kështu ka deklaruar shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, sipas mediave të huaja.

“Raketat dhe dronët rusë vazhdojnë të godasin qytetet e Ukrainës, civilët dhe infrastrukturën kritike dhe kjo po shkakton vuajtje të mëdha njerëzore me afrimin e dimrit,” theksoi Stoltenberg.

Ministrat e Punëve të Jashtme të NATO-s e kanë bërë të qartë se do të mbështesin Ukrainën, në veçanti sisteme të mbrojtjes ajrore, duke theksuar se mbështesin angazhimet e reja që kanë ndërmarrë aleatët.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!