Një 23 vjeçar është vënë në pranga pasi u kap me 100 doza kokaine gjatë operacioni Centralja në Vlorë. Ai është Klaudio Selimaj nga Vlora dhe droga iu sekeustrua në banesën e tij në lagjen “10 Korriku”. Selimaj sipas policisë lokale ishte vënë në ndjekje prej kohësh. Ai cilësohet si shpërndarës i kokainës për përdoruesit e qytetit të Vlorës. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të personave të tjerë që shpërndajnë kokainë në bashkëpunim me 23 vjeçarin./abcnews.al