Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se Vladimir Putin po dështon në Ukrainë dhe se Rusia po përpiqet të përdorë dimrin si “armë”, sipas skynews.
Stoltenberg shtoi se aleatët e bllokut kanë dorëzuar gjeneratorë dhe pjesë këmbimi për të ndihmuar Kievin të rindërtojë objektet e tij të dëmtuara të energjisë. Ministrat e jashtëm të NATO-s do të takohen sot në Rumani për të siguruar mbështetje shtesë për Ukrainën, ndërsa Rusia vazhdon të sulmojë infrastrukturën e saj energjetike.
Sulmet kanë lënë miliona ukrainas pa energji, ujë dhe ngrohje. Ata që marrin pjesë përfshijnë Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Antony Blinken dhe Sekretarin e Jashtëm James Cleverly.
Takimi do të përfshijë bisedime për rritjen e asistencës duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore dhe municionet dhe ndihmat jo-vdekjeprurëse si karburantet, furnizimet mjekësore dhe pajisjet dimërore.
Gjithashtu do të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.
/abcnews.al