Një tifoz i zjarrtë i kombëtares holandeze, i quajtur Harry Goudsblom por i njohur si “Burri me gjoks”, është detyruar të heqë gjoksin e tij të fryrëm, ku në të vërtetë është fals, nga autoritetet e Katarit.
Holanda po luante ndaj Senegalit dhe “burri me gjoks” ishte në stadium për ta mbështetur kombin e tij, por pas përfundimit të ndeshjes, ai ndodhej jashtë stadiumit duke festuar dhe autoritetet e kanë detyruar të hiqte gjoksin e rremë.
Gjithashtu ata i kërkuan të hiqte shiritin që tregon mbështetjen për LGBT.
“Fillimisht nuk ka pasur fare probleme, as me policinë, as me sigurimin, të gjithë kanë dashur të bëjnë edhe foto me mua, gjithçka ka shkuar mirë.Derisa gjatë ndeshjes pashë një roje që fliste me një agjent dhe më tregonte me gisht. Por një oficer bëri një gjest “le të shkojë”. Megjithatë, më vonë pashë dy policë që shkonin me një iPad te një fans tjetër i veshur me një fasho të LGBT. Më pas arrita ta fsheha rripin tim nën mëngët e mia.
Pas kësaj festa sapo vazhdoi, ne fituam ndeshjen, kërcuam jashtë në terrenin e stadiumit dhe gjithçka. Gjithashtu bëmë foto. Pastaj papritmas u shfaq një polic tepër i zellshëm dhe filloi të sillej me vështirësi. Më duhej të hiqja dhe të dorëzoja shiritat e kapitenit tim të LGBT-së.
Më pas më duhej të largohesha nga terreni i stadiumit, i shoqëruar nga njëzet policë. Dhe gjatë rrugës më duhej të hiqja edhe gjoksin”, u shpreh tifozi./h.ll/abcnews.al