Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dodaj shkëlqen në Poloni/ Ka 3 rrjeta e 2 asiste në 5 duele në Ligën e dytë polake

schedule11:34 - 22 Shtator, 2026

schedule 11:34 - 22 Shtator, 2026

Ajo që ndodhi këtë fundjavë ishte thjesht vazhdimësi.

Kevin Dodaj është ende I ri, vetëm 21 vjeç, dhe ende luan në një kampionat jo shumë të fortë e të njohur, siç është Liga e Dytë e Polonisë, por gjithsesi ajo që po bën vlen çdo lavdërim.

Mesfushori I Shqipërisë U21 arriti në 3 gola e dy asistë në vetëm 5 ndeshje të luajtura këtë edicion, dhe është një nga shpresat e skuadrës së tij, Lehia e Gdanskut, për t’u ngjitur në elitë.

Nuk dihet nëse mund të ndodhë, sepse ekipi I qytetit historik në brigjet e Detit Baltik ndodhet vetëm në vendin e 8-të në renditje, larg dy vendeve të para që të ngjisin në Superligë, dhe ende jashtë zonës që të kualifikon për në plej ofin e fundit të sezonit.

Gjithsesi, Dodaj po e bën të vetën, dhe nuk do të ishte habi që vitin e ardhshëm ta shohim në kampionatit që quhet Ekstraklasa për arsye sponsorizimi, aty ku luajnë shqiptarë si Julian Shehu, Elton Fikaj, Lindon Selahi dhe Enis Shabani, apo ku më parë ka qenë Ernest Muçi.

I lindur në Tiranë dhe I dalluar në Shqipëri tek Vllaznia e Shkodrës, për të cilën luajti tre sezone, ai kaloi fillimisht tek CSKA e Sofies, e cila e huazoi në Poloni.

Tek Lehia, ai është lojtari I dytë më I mirë me notë mesatare 7.22, I lënë pas vetëm nga sulmuesi ukrainas, Artur Shah, me 7.68.

Dodaj ka luajtur 13 ndeshje për Shqipërinë U21 dhe ka shënuar dy gola.

Objektivi I tij është që të ngjitet në Superligën polake, dhe po ashtu, shpreson të fitojë një vend në kombëtare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!