Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Macron takon Trump/ Presidenti francez: Biseda konstruktive për Hormuzin, Detin e Kuq dhe Ukrainën

schedule11:36 - 22 Shtator, 2026

schedule 11:36 - 22 Shtator, 2026

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se zhvilloi bisedime “shumë konstruktive” me presidentin amerikan Donald Trump për luftën në Lindjen e Mesme dhe situatën në Ukrainë.

Takimi u zhvillua në Nju Jork, ku Macron ndodhet për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Pas takimit, presidenti francez tha se të dy liderët diskutuan edhe mundësinë e rihapjes së ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të naftës dhe gazit në botë.

Sipas Macronit, u shqyrtuan disa mundësi që do të lejonin kalimin e më shumë anijeve të mallrave dhe cisternave, edhe pa arritur fillimisht një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Në fokus ishte edhe Deti i Kuq, ku siguria e transportit detar është bërë veçanërisht e rëndësishme për tregjet globale të energjisë. Përshkallëzimi i konfliktit në Jemen dhe veprimet e Houthive, të mbështetur nga Irani, kanë komplikuar më tej lëvizjen e anijeve në këtë rrugë strategjike.

Macron tha se me Trumpin diskutoi gjatë edhe luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, duke kërkuar përshpejtimin dhe forcimin e furnizimit të Ukrainës me sisteme mbrojtëse, veçanërisht me raketa interceptuese.

“Është një masë mbrojtëse”, tha Macron, duke theksuar nevojën për të ndihmuar më shpejt Ukrainën në mbrojtjen e saj ajrore.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!