Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga Holanda në Shqipëri për dashurinë: Pjotr rrëfen historinë me vajzën nga Gjirokastra dhe albumin e ri në shqip

schedule14:58 - 8 Korrik, 2026

schedule 14:58 - 8 Korrik, 2026

Këngëtari holandez Pjotr është tashmë një emër i njohur për publikun shqiptar, jo vetëm për faktin se këndon në gjuhën shqipe, por edhe për historinë e veçantë të dashurisë që e lidhi përgjithmonë me Shqipërinë. Në një lidhje direkte për “ABC e Mëngjesit”, ai zbuloi detaje nga albumi i tij më i ri dhe rrëfeu se si njohu bashkëshorten e tij, Angelën, një vajzë nga Gjirokastra.

Albumi i ri do të përmbajë tre këngë me tituj simbolikë: “Kryq”, “Spiranca” dhe “Zemër”. Sipas artistit, dy këngët e para përcjellin mesazhe besimi, shprese dhe force, ndërsa “Zemër” është një këngë e dedikuar tërësisht dashurisë. Në këtë projekt ai ka bashkëpunuar edhe me një këngëtar të njohur të muzikës së krishterë.

Historia e tij me Shqipërinë nisi në vitin 2016, kur erdhi në Gjirokastër si pjesë e një grupi humanitar për të ndihmuar fëmijët në nevojë. Çdo verë rikthehej për të vazhduar misionin e tij, derisa fati e bashkoi me Angelën. Edhe pse pëlqimi kishte lindur që në takimet e para, lidhja e tyre mori jetë vetëm në vitin 2020, kur Angela u transferua në Holandë për studime. Që nga ai moment, ata nuk u ndanë më.



Sot çifti është i martuar dhe prindër të një vajze, ndërsa Pjotr pranon se familja është frymëzimi më i madh në jetën dhe muzikën e tij. Kënga “Më ka marrë malli”, e interpretuar në gjuhën shqipe, ishte dedikimi i parë për Angelën, por ai tregon se do të vazhdojë t’i kushtojë këngë gruas që i ndryshoi jetën. Një tjetër ëndërr e artistit është të realizojë një koncert në Gjirokastër, qytetin ku nisi historia e tij me Shqipërinë dhe ku, pa e ditur, gjeti edhe dashurinë e jetës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!