Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Xhaka, kapiten edhe pas shirit/ Mediat zvicerane komentojnë pozitën e lojtarit shqiptar

schedule11:24 - 22 Shtator, 2026

schedule 11:24 - 22 Shtator, 2026

Në çdo rast, do të mbetej shefi.

Siç e shkruan me të drejtë e përditshmja “Blik” nga Zyrihu, Granit Xhaka edhe mund të përjashtohet nga kombëtarja e Zvicrës, apo edhe thjesht mund t’i hiqet shiriti I kapitenit, por sërish ai do të ishte kapiteni.

Këto komente vijnë pas skandalit për testin e koronavirusit të futbollistit shqiptaro-zviceran, I cili nuk vonoi ta pohonte gabimin e tij.

Mesfushori 33-vjeçar shkruajti në faqen e tij në Instagram se certifikata e tij e Kovidit ishte e falsifikuar, dhe se kjo ndodhi sepse ai nuk kishte besim te vaksinat e asaj kohe.

Padyshim që pranoi se kishte gabuar dhe kërkoi falje.

“Blik” kërkon nga trajneri Murat Jakin dhe drejtori sportiv, Jurendiç, që të vendosin sa më shpejt se cili do të jetë statusi i Xhakës në kombëtare në ndeshjet e muajit nëntor.

Nëse ai do të përjashtohet apo jo?

Siç thekson e përditshmja më e madhe zvicerane, këtu nuk është çështja për një shirit kapiteni.

Ndërkaq, pohohet se ky gabim nuk e përjashton një lojtar automatikisht, ndërsa shtohet se nëse Xhaka do të jetë kapiten edhe nëse thirret në kombëtare dhe mbetet pa shirit.

Ai gjithmonë mbetet shefi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!