Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim u takua dje me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për të shqyrtuar progresin në zbatimin e reformës në drejtësi dhe rëndësinë e saj për aspiratat e Shqipërisë për integrimin në BE.
Nëpërmjet një postimi ne faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Tiranë, ambasadorja tha se në takimin me Manjën ajo theksoi sërish deklaratën që Presidenti amerikan, Joe Biden tha në qershor 2021.
Biden e identifikoi luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor të sigurisë kombëtare, sepse kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, progresin dhe demokracinë.
Takimi i paraprin pjesëmarrjes së Ministrit Manja në Konferencën e Njezetë Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit (IAÇ) në Uashington, DC, 6-10 dhjetor./abcnews.al./