Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident me vdekje në zonën e Don Boskos në Tiranë/ Makina përplas motorin

schedule15:21 - 22 Shtator, 2026

schedule 15:21 - 22 Shtator, 2026

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku ka humbur jetën një 64-vjeçar.

Mësohet se viktima, i identifikuar si Prend Ndreu, po lëvizte me motor kur është përplasur nga një automjet.

64-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës, por ka mbërritur pa shenja jete.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Pritet informacion i mëtejshëm nga Policia lidhur me ngjarjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!