Një 26 vjeçare që drejtonte një makinë tip Smart ndërroi jetë në spitalin e Traumës të Tiranës, pas aksidentit. Ajo përfundoi poshtë një trajleri në autostradën e Milotit, tek kryqëzimi i Patokut. Sipas policisë 26 vjeçarja Sonila Gurra ka humbur kontrollin e makinës që drejtonte dhe u përplas me mjetin e tonazhit të rëndë. Shkak besohet të ketë qenë shpejtësia me të cilën ajo po lëvizte.
Lezhë/Informacion paraprak
Në autostraden Fushë-Krujë-Laç,pranë një karburanti ,mjeti tip Smart me drejtuese shtetasen S.G.,26 vjeçe, banuese në Tiranë,ka humbur kontrollin duke goditur nga pas mjetin tip kamion me drejtues shtetasin E.D.
Si pasojë ka mbetur e demtuar drejtuesja e mjetit Smart shtetasja S.G.,cila është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë ku më pas ka ndërruar jetë
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/ABC News Albania 24/7