Shpallen vendimet e mbledhjes së qeverisë në Shkodër

schedule19:39 - 8 Dhjetor, 2017

schedule 19:39 - 8 Dhjetor, 2017

Qeveria është mbledhur sot në Shkodër, me një axhendë dy ditore. Në mbledhjen e ekzekutivit, të zhvilluar gjatë pasdites, u morën disa vendime të rëndësishme, për Shkodrën dhe më gjerë. Ato u prezantuan nga vetë kryeministri Rama.

Vendimet e mbledhjes së qeverisë që u zhvillua në Shkodër sipas kryeministrit Rama, i hapin rrugë projekteve që synojnë transformimin e këtij qarku në një kryeqendër turistike. Vendimi i parë ishte ai i shpalljes të Thethit zonë historike.

“Një zotim i bërë në fushatë i cili lidhet me domosdoshmërinë për t’u fokusuar më shumë në burime financiare për gjithë atë zonë të mrekullueshme, duke filluar nga rindërtimi i rrugës së Thethit. Bashkëlidhur me këtë vendim është miruatar dhe rregullorja për mbrojtjen, konservimim dhe administrimin e vlerave historiko-kulturore të gjendrës dhe gjithë asaj zonë qe vihet në mbrojtjes”.

Sipas kreut të qeverisë, në këtë rregullore përcaktohet edhe modaliteti i bashkëpunimit me Bashkinë Shkodër për ruajtjen dhe promovimin turistik të Thethit.

Kryeministri foli edhe për miratimin e një pakete investimesh në kuadër të planit për rilindjen urbane në Shkodër. Kjo paketë, sipas tij, do të sjellë ndryshime të ndjeshme në infrastrukturën publike, kulturore dhe sociale të kryeqendres së veriut.

Tjetër vendim i qeverisë ishte akordimi i 84 bursave për nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Peter Marenger” ne qytetin e Shkodrës.

“Janë në total 84 bursa që qeveria do t’i akordojë nxënësve të dalluar dhe atyre që vijnë nga familje në ështirëësi ekonomike. Mbështetja e kësaj kategorie është në përputhje me programin e qeverisë për nxitjen e arsimit profesional dhe reduktimin e varfërisë”./abcnews.al

 

https://youtu.be/1kVVyeW1iT0

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!