Avioni ushtarak rus përplaset me një shtëpi në Siberi, vdesin dy pilotët

schedule14:33 - 23 Tetor, 2022

schedule 14:33 - 23 Tetor, 2022

Një avion ushtarak rus u rrëzua sot në një shtëpi dykatëshe në qytetin e Irkutsk, Siberi, siç njoftoi guvernatori i rajonit.

Në një postim në Telegram, Igor Kobzev raportoi se avioni,  Su-30,  u përplas në një shtëpi dykatëshe në qytetin e lartpërmendur.

Sipas agjencisë Nexta, duke cituar zyrtarë rusë, të dy pilotët e avionit kanë vdekur.

Ky është incidenti i dytë i rrëzimit të një avioni rus brenda gjashtë ditëve.

Të hënën e kaluar, një avion luftarak Sukhoi Su-34 u përplas në një kompleks apartamentesh në qytetin Yeisk pranë Ukrainës, duke vrarë të paktën 15 persona./Abcnews.al/