Lampard pranë firmës si trajner i Chelsea

schedule17:35 - 16 Qershor, 2019

schedule 17:35 - 16 Qershor, 2019

Frank Lampard do të jetë trajneri i ri i Chelsea-t. Legjenda e klubit londinez është përzgjedhur nga Roman Abramoviçi si pasardhës i italianit Maurizio Sarri.

Përvoja nuk është maksimale, por emri i madh dhe ekspertiza mjaftojnë. Frank Lampard me të vërtetë do të jetë trajneri i ri i Chelsea-t, në një rikthim madhështor në skuadrën ku dha gjithçka dhe fitoi çdo gjë.

Trajneri i Dervy County-t ishte i përzgjedhuri I bluve të Londrës, që pasi ata vendosën të mos rinovonin kontratën me Maurizio Sarrin, ndonëse bisedimet ishin të gjata dhe pati disa alternativa. Përfundimit, pronari i klubit Roman Abramoviç vendosi të pranonte kërkesën e Lampardit për t’i dhënë të paktën një akord 2-vjeçar, pasi ish-mesfushori nuk deshi të pranonte marrëveshje për 1 vit.

Lampardi luajti për Chelsea-n plot 13 sezone, duke u bërë shënuesi më I mirë në historinë e klubit, dhe mesfushori me më shumë gola në të gjitha kohët për Premier Ligën. Me fanellën e famshme me numrin 8, ai fitoi gjithçka si lojtar, tre tituj kampion Angli, katër kupa të Anglisë, dy kupa të ligës, dy superkupa të Anglisë, Championsin në 2012 dhe Ligën e Europës në 2013.

Ai e nisi karrierën si trajner në maj të vitit të kaluar, me Derby County-n, duke arritur në finalen e plej ofit për në Premier Ligë, humbur ndaj Aston Villa-s.

Besimi është i madh që Lampardi do të dijë të fitojë edhe si trajner në “Stamford Bridge”, pavarësisht nga përvoja e vogël në trajning. Do të mjaftojnë ndoshta, ambicia e tij e jashtëzakonshme, përgatitja serioze dhe fakti që është legjendë e Chelsea-t./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!