“Mbarova doktoraturën në La Sapienza”, Korreshi tregon historinë e jetës: U ktheva se më vdiq babai

schedule11:06 - 18 Tetor, 2022

schedule 11:06 - 18 Tetor, 2022

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi është i njohur për batutat e tij plot humor në parlament. Mirëpo, këtë herë, ai ka folur si rrallëherë për jetën e tij private.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Korreshi ka treguar se ka mbaruar Universitetin në La Sapienza të Romës, por u detyrua të kthehej në Shqipëri pasi i ati ndërroi jetë dhe nëna me të motrën ishin vetëm.

Unë përveç se mbarova shkollën, kam bërë edhe masterin dhe doktoraturën në La Sapienza. Unë erdha nga picajol, kam punuar 6 vjet në piceri sepse mu desh të mbaja familjen time. Ka qenë një moment në të cilin unë një vit pasi të diplomohesha kam humbur babain tim në një moshë fare të re, thuajse 50 vjeç dhe mu desh të kthehesha pasi në familjen time ishte gjyshja ime 90 vjeç, mamaja ime dhe motra ime në universitet. Kështu që ishin tre gra dhe hoqa pak nga vetja. Jo se nuk do më pëlqente të jetoja në Romë, pasi e kam pjesë të jetës, vitet më të bukura”, u shpreh Korreshi./abcnews.al