Kapiteni i Ajaksit, ofertë nga klubi i sheikëve

schedule20:05 - 10 Qershor, 2019

schedule 20:05 - 10 Qershor, 2019

Paris Sen Zhermeni është fare pranë kapitenit të Ajaksit, De Ligt. Klubi francez pritet të bëjë një ofertë të madhe për klubin holandez, dhe një rrogë të madhe për mbrojtësin 19-vjeçar

Kush nuk e donte në Evropë, por duket se fati i tij po vuloset.

Matijs De Ligt, ylli i Holandës dhe kapiteni i Ajaksit, mund të quhet shumë pranë Paris SG, pasi mediat evropiane lajmëronin zhvillime të rëndësishme.

Gazetat komentonin një ofertë prej gati 90 milionë eurosh të bëra për Ajaksin, dhe për një rrogë të jashtëzakonshme për një 19-vjeçar, plot 80 milionë euro në 5 vjet, që do të thotë 16 milionë euro në sezon.

De Ligti nuk ka thënë ende po, por çështja jepet si 99 për qind e kryer, edhe pse do të ketë bisedime në këta 24 orë.

Shumë klube të mëdhenj kërkonin shërbimet e qendërmbrojtësit të ri, Barcelona, Mançester Junajtid dhe Juventus mbi të gjithë, por edhe Liverpuli.

Vetë futbollisti duket se pëlqente Barcelonën, ndërsa tek Junajtidi do të kishte mundësi të luante, dhe në Liverpul do të mund të ishte në krah të shokut të tij në kombëtare, Van Dajk.

De Ligt ra në sy këtë sezon duke udhëhequr Ajaksin deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, madje duke kaluar skuadra të forta si Bajerni, Realin apo Juventusin.

Ai shënoi edhe në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve për Holandën, ndaj Anglisë, duke dhënë një tjetër paraqitje të madhe./ABC News Albania 24/7