Dasma madhështore e Shkëlzen Berishës dhe Armina Mevlanit që u mbajt në 25 shtator, ka pasur mbi 300 të ftuar. Mes tyre kanë qenë personazhe të njohur të politikës dhe medias.
Mirëpo, publiku është bërë kuriozë, nëse në dasmë kanë qenë pjesëmarrës dhe fëmijët e Shkëlzenit, nga martesa e parë.
Inshe vetë Armina që e zbuloi, duke u shprehur: “Sigurisht që Po! Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, i kam njohur në moshë shumë të vogël. Tani ata janë rritur dhe gëzuan me ne”.
Ndërkohë, sot në media po qarkullon një foto e Shkëlzenit me të birin nga dasma, e cila konfirmon se ai ka qenë i pranishëm në dasmën e të atit./abcnews.al