TIRANË- Biznesmeni Ilir Shtufi, i arrestuar në Greqi për llogari të SPAK refuzon të ekstradohet në Shqipëri. 53-vjecari doli sot para Gjykatës së Selanikut për procesin e masës së sigurisë me qëllim ekstradimin mes Interpol Athinës dhe Tiranës.
Sipas mediave greke, do të jetë Këshilli Gjyqësor kompetent që do të vendosë për ekstradimin e biznesmenit të arrestuar në Selanik, në lidhje me akuzën e pastrimit të parave dhe trafikut të drogës.
Shtufi është ndërtues i disa kullave në Tiranë, mes tyre gradaçelës që do të quhet “Mali i Tiranës”. Disa kohë më parë, Shkëlzen Berisha djali i ish kryeministrit të vendit që akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv për privatizimin e kompleksit Partizani, ka deklaruar se jeton me qira në vilën e Ilir Shtufit në Rolling Hills.
Avokati i njohur Idajet Beqiri, i ftuar në “Ora e Fundit” u shpreh se Shkëlzen Berisha i ka siguruar lejet e ndërtimit biznesmenit Ilir Shufit, ndërsa sipas avokatit, ata në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë pastruar para të pista në sektorin e ndërtimit.
“Ai bashkë me të bën postimin e veprave që rrjedhin nga një krim. Miliardat që ato sigurojnë nga aferat e rëndë korruptive, ata i pastrojnë diku. Shkëlzen Berisha ka IIir Shtufin ortakun kryesor për pastrimin e parave që rrjedhin nga burime të paligjshme.
Lejet e ndërtimit ia siguron Shkëlzen Berisha dhe për të bërë pastrimin e parave dhe për të marrë pjesën e vet. Shkëlzen Berisha duhet të arrestohet. Së bashku me Ilir Shtufin kanë trafikuar kokainë”, tha ai.
Ai u ndal edhe te çështja “non grata” e Sali Berishës. Ai mbrojti idenë se Sali Berisha edhe pse konfirmoi “heqjen e njollës së zezë, nuk mund të udhëtojë drejt SHBA, pasi rrezikon të arrestohet për krimet e kryera.
“Duhet ta marrë biletën vetëm vajtje, se ardhje nuk ka. As nuk diskutohet dhe kjo nuk është për show. Le të shkojë, pse nuk shkon? Nuk mund të shkojë kurrën e kurrës, sepse ato krime që ka bërë edhe ndërkombëtare dhe të brendshëm, nuk kanë të sosur, por do të përgjigjet”, tha ai./abcnews.al



