Rama: Presidenti Meta s’ka të drejtë të qëndrojë në atë zyrë

schedule11:45 - 9 Qershor, 2019

schedule 11:45 - 9 Qershor, 2019

Një ditë pasi tha se zgjedhjet do mbahen më 30 Qershor pavarësisht vendimit të Presidentit për të ç’dekretuar datën e vendoreve, kryeministri shkon më tej e thotë se akti  kreut të shtetit është vetëvrasje politike e aludon për një shkarkim të tij

Kryeministri foli edhe për përgjimet e dosjes mbi zgjedhjet e 2017, të publikuara nga tabloidi gjerman “Bild”, duke thënë se ato nuk u hetuan, por u çuan tek Partia Demokratike për t’u përdorur politikisht.

Kryeministri tha se opozita po humb mbështetësit e saj në protesta, pasi sipas tij ka vetëm një hall, reformën në drejtësi

Kryeministri përsëriti zgjedhjet do mbahen në 30 Qershor, për të treguar se askush nuk ka shans të tallet me Kushtetutën e të ardhmen e vendit, përveçse të vrasë veten politikisht./ABC News Albania 24/7