Një makinë është përfshirë nga flakët e zjarrit gjatë natës së djeshme rreth orës 02:30 në lagjen “24 Maji”, Vlorë.
Uniformat blu bëjnë me dije se zjarri ka rënë në një automjet të parkuar , tip “Ford” ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Abc mëson se automjeti i djegur është në pronësi të shtetasit Lulzim Karabolli.
Ndërsa, dyshohet të jetë zjarrvënie e qëllimshme.
Njoftimi i policisë
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 27.09.2022, rreth orës 02:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr në një automjet të parkuar, tip “Ford” në pronësi të shtetasit L. K., banues në Vlorë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./Abcnews.al/