Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pistoletë me silenciator, municion luftarak dhe “të bardhë”, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

schedule11:03 - 16 Shtator, 2022

schedule 11:03 - 16 Shtator, 2022

Jetmir Madani, 39 vjeç u arrestua nga policia e Tiranës pasi u kap duke lëvizur me  armë zjarri dhe lëndë narkotike me vete.

Sipas njoftimit të bluve, u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, një silenciator, një krehër, municion luftarak dhe lëndë narkotike kokainë.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative  se në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, lëvizte një shtetas i armatosur, policia organizoi punën dhe finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Ekol”.



Arresti i i Madanit, banues në Tiranë u bë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Abcnews.al.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!