Instinktet e para seksuale ekzistojnë në forma të ndryshme “fazash” që nga momenti kur lindim. Megjithatë, koha e saktë kur ai do të interesohet për seksin mund të ndryshojë nga fëmija në fëmijë.
Shumica e psikologëve të fëmijëve raportojnë se rreth moshës tre vjeç pyetjet e para ka të ngjarë të shprehen nga fëmija.
Pyetjet më të shpeshta janë: “si vijnë bebet” apo “pse mami ka gjoks dhe jo babi”.
Cila është përgjigjja “e saktë” që do të japin prindërit?
Prindi duhet të jetë i sinqertë në përgjigjen e tij pa paragjykime dhe frikë.
Pyetjes “si vijnë bebet” përgjigjja e duhur është: Nga mami dhe babi.
Nuk ka nevojë për shpjegime të mëtejshme nëse fëmija nuk e kërkon atë.
Por çfarë ndodh me seksin?
Për prindërit që e kanë të vështirë të flasin me fëmijën e tyre për seksin, ekspertët këshillojnë:
-Dy prindërit duhet të bien dakord mes tyre për përgjigjet që do t’i japin fëmijës.
-Prindërit nuk duhet të flasin ndryshe me vajzat dhe djemtë për seksin.
-Çdo diskutim për seksin duhet të përfshijë edhe ndjenjat e bukura që e shoqërojnë, si dashuria, butësia, dëshira, kënaqësia.
-Nëse fëmija i vogël ka akses në kompjuter, prindërit duhet të “kyçin” çdo “burim” që mund të përmbajë përmbajtje seksuale, p.sh. video erotike etj..
Mos harroni se edukimi seksual i fëmijës nuk fillon dhe përfundon në një bisedë të vetme./abcnews.al