Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një grua dhe më pas i ka vjedhur një shumë parash.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 shtator. Pas denoncimit dhe veprimeve të para hetimore, blutë e Vlorës kanë nisur punën për lokalizimin dhe kapjen e 43-vjeçarit.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e provave lidhur me rastin.


