Vllaznia fitoi në “Selman Stërmasi” Klasiken e Shqipërisë ndaj Tiranës me shifrat 2-1.
Një triumf që sigurisht gëzoi gjithë ambientin shkodran, por ky 3 pikësh ka lënë me pasojë kuqeblutë.
Për sfidën me Egnatian e vlefshme për javën e 4-të të “Abissnet Superiore”, trajneri Mirel Josa do të duhet të bëjë llogaritë pa 2 lojtarë kryesorë.
Liridon Latifi vazhdon të jetë i dëmtuar dhe nuk do të mund të përdoret nga timonieri i shkodranëve, i cili do të duhet të bëjë edhe pa Herald Markun, me këtë të fundit të pezulluar për shkak se u ndëshkua me dy kartonë të verdhë në përballjen me Tiranën.
Kujtojmë se dueli me Egnatian do të luhet në Rrogozhinë ditën e shtunë duke nisur që nga ora 15:00. /f.a/abcnews.al