Superiorja rikthehet ditën e sotme me ndeshjen e parë të javës së tretë dhe bëhet fjalë për një duel mjaft interesant.
Tirana kampione në fuqi pret në stadiumin “Selman Stërmasi” Vllazninë rivale për titullin kampion, në një ndeshje që nis prej orës 16:00.
Bardheblutë nuk do të kenë Hussein dhe Qefalinë për këtë duel, kurse nga ana tjetër shkodranët nuk llogarisin Latifin të dëmtuar.
Shehi dhe Josa i kanë karikuar skuadrat e tyre për të marrë tre pikët në Klasiken e Shqipërisë dhe pritet një duel mjaft i luftuar. / abcnews.al

