Bylykbashi: 30 Qershori nuk është datë kushtetuese

schedule20:06 - 28 Maj, 2019

schedule 20:06 - 28 Maj, 2019

Sipas ish-deputetit të Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi data 30 Qershor e caktuar për zgjedhjet lokale nuk është datë kushtetuese. Gjatë rubrikës “Mbrëmje ABC” Nga Mirela Milori, Bylybashi e konsideroi këtë pretendim si absurd.

Ish-deputeti shpjegoi se nuk ka një datë të shënuar për zgjedhjet lokale dhe kjo është kompetencë e presidentit. Kujtojmë se disa ditë më parë, Presidenti Ilir Meta me anë të një njoftimi bëri të ditur se mund të ridekretojë datën e zgjedhjeve dhe sipas Bylykbashit, ai përmend parimin thelbësor të Kushtetutës që ka të bëjë me pluralizmin.

“Kjo lidhet me një gjë. Rama ka frikë nga gjithë zullumet dhe kërkon të krijojë një hapësirë bosh mes tij dhe atyre që do i kërkojnë llogari për një kohë të gjatë dhe sa më shumë. Këtë e kemi me drejtësinë, kemi SPAK, që nuk po ngre kokë. Edhe KED njeriu i Ramës i drejton. Në letrat e tij shohim refuzimin e dialogut për zgjidhjen e krizës. Kjo krizë është shumë më tepër se pretendimi absurd që data 30 Qershor qenka datë kushtetuese. Nuk është datë kushtetuese 30 Qershori. Ose duhet të ja shpjegojnë më mirë Ramës këtë, ose është nga ato vizat e kuqe që Rama vë vazhdimisht, por që ia shuajnë shumë lehtë.

30 Qershori është data e fundit e periudhës së zgjedhorit të pranverës. Ka dy periudha zgjedhore pranvera dhe vjeshta. Periudha zgjedhore përmendet si koncept pa data ,por vetëm për parlamentin. Për pushtetin vendor ka vetëm një term që zgjidhet çdo katër vjet. Nuk flitet për gjatësinë e mandatit, por për periodicitetin e zgjedhjeve. Ky 30 qershori nuk është vetëm datë kushtetuese jo vetëm kjo është e rregulluar nga Kodi Zgjedhor, jo nga Kushtetuta, nuk ka asnjë germë kushtetuta. Kodi zgjedhor merr për analogji zgjedhjet parlamentare sepse ka më shumë rregulla. Në vitin 2000 zgjedhjet lokale ka qenë në 1 Tetor 2000, më pas kanë qenë në 12 Tetor 2003, pastaj në 18 shkurt 2007, 5 Maj 2011 dhe 21 Qershor 2015 dhe tani 30 qershor 2019. Po ta shihni po  mbyllet një vit prej gati dy dekadash dhe nuk paskemi datën të shënuar. Kryeministria ka zero zë në këtë gjë. Është kompetencë e pastër e presidentit. Presidenti i Republikës përmend një parim thelbësor që është pluralizmi”, tha Bylykbashi.

Për sa i përket letrave të hapura të kryeministrit, Bylykbashi deklaroi se ato janë qesharake. Sipas tij nëse i lexon ato që Rama shkruan kupton që ai do të zhbëjë opozitën.

“Historia e letrave të hapura është shumë qesharake. Edhe në 2017 bëri një gjë të ngjashme. Praktikisht po të lexojmë letrat dhe Rama e ka interesante dhe kur e lexon me shkrim e kupton që vetëm dialogun nuk do. Do që të zhbëjë opozitën”, tha Bylykbashi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!