Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarr në një pallat tetëkatësh në Vjenë, evakuohen 52 persona

schedule16:43 - 22 Nëntor, 2026

schedule 16:43 - 22 Nëntor, 2026

Një zjarr i rënë në orët e para të mëngjesit në lagjen Favoriten të Vjenës ka shkaktuar evakuimin e 52 personave nga një ndërtesë tetëkatëshe.

Sipas departamentit të zjarrfikësve, flakët shpërthyen rreth orës 05:30, ndërsa tymi i dendur u përhap me shpejtësi në shkallët e ndërtesës, duke bllokuar rrugën e daljes për banorët.

Për shkak të situatës, shumë prej tyre mbetën të bllokuar në apartamentet e tyre dhe nuk mundën të largoheshin vetë nga godina.



Kur ekipet e zjarrfikësve mbërritën në vendngjarje, një numër i madh banorësh ndodheshin në dritaret e apartamenteve, duke kërkuar ndihmë.

Pas ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, gjithsej 52 persona u evakuuan nga ndërtesa. Ngjarja u raportua nga mediat austriake, përfshirë Hoyte.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!