Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, e pandehur/ Hetimet: Koncertet nuk i justifikojnë paratë, evazion fiskal gjatë 2023-2024

schedule15:19 - 22 Nëntor, 2026

schedule 15:19 - 22 Nëntor, 2026

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj do të përballet me drejtësinë për akuzën e fshehjes së të ardhurave të kryer më shumë se një herë. Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar çështjen në gjykim.

Sipas Prokurorisë, pas veprimeve hetimore ka rezultuar se këngëtarja është e përfshirë në transaksione me pasuri të paluajtshme me burime të pajustifikuara fondesh, depozitime të konsiderueshme “cash”, të cilat nuk justifikohen nga të ardhurat e deklaruara prej tyre.

Organi i akuzës ka evidentuar edhe tërheqje të shumave të parave për të cilat nuk ka informacion mbi mënyrën e përdorimit.



Për të justifikuar derdhjet cash, Myrtezaj ka dorëzuar një letër të thjeshtë ku deklaron se ka gjeneruar të ardhura nga koncertet brenda dhe jashtë vendit, por ato justifikohen vetëm pjesërisht.

Për vitin 2023 është provuar se këngëtarja ka shmangur detyrimin tatimor në shumën totale 2.4 milionë lekë. Ndërsa për vitin 2024, ka shmangur nga detyrimi tatimor të llogaritur nga eksperti shumën totale 3.6 milionë lekë.

Prokuroria thotë se Xhensila Myrtezaj është shmangur nga detyrimi tatimor në dy vite të ndryshme kalendarike të veçanta, ku secili vit përmban fshehjen e qëllimshme të të ardhurave, e në këto rrethana veprat penale janë kryer të pavarura me njëra-tjetrën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!