“E njoh që të vogël”, 49-vjeçari që plagosi fqinjin lihet në burg: Më goditi me grusht, e bëra për vetëmbrojtje

schedule11:32 - 28 Gusht, 2022

schedule 11:32 - 28 Gusht, 2022

Gjykata ka lënë në burg 49-vjeçarin Albert Ostreni, i cili plagosi me armë zjarri 23-vjeçarin Renaldo Mejdani pak ditë më parë në Tiranë.

Lexo edhe: Arrestohet 49-vjeçari që plagosi fqinjin, në pranga edhe shoku që e strehonte në Tiranë

Masa “arrest në burg” është caktuar edhe për Fatmir Gegën, i cili strehoi Ostrenin gjatë arratisë.

49-vjeçari mësohet se ka shprehur pendesë para gjykatës, ndërsa ka thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje, pasi 23-vjeçari e kishte goditur me grusht. Ostreni ka thënë se e njihte të riun që të vogël, pasi janë fqinj.

Më 24 gusht në rrugën “Tasim Shehu” 49-vjeçari Albert Ostreni plagosi 23-vjeçarin Ronaldo Mejdani.

Fillimisht u arrestua vëllai i 49-vjeçarit, Dorian Ostreni, pasi fshehu provat, gëzhojën dhe DVR e kamerave te sigurisë.

Lexo edhe: DETAJE/ Plagosi 23-vjeçarin në Tiranë, autori ende në arrati, policia arreston vëllanë e tij

Burime bënë me dije se autori është përdorues i lëndëve narkotike. Në banesën e autorit policia gjeti edhe rreth 50 fishekë 9mm dhe10 gr lënde narkotike kokainë