Partizani nuk heq dorë nga braziliani Victor Da Silva, edhe pse ish-lojtari i Vllaznisë ka firmosur dhe është prezantuar në Qipro.
Panorama-Sport shkruan se “Demat e kuq” po negociojnë me Olimpiakos Nikosia për ta marrë Da Silvën.
Vetë lojtari e do kalimin te Partizani dhe tani duhet gjetur një zgjidhje për kontratën. Në kampin e kuq ka optimizëm. / abcnews.al