Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Antonelli, “mbret” edhe në Spanjë/ Formula 1, kryesuesi i Botërorit fiton në rikthim në Madrid

schedule12:58 - 14 Shtator, 2026

schedule 12:58 - 14 Shtator, 2026

Për kompanitë e basteve gara thuajse ka marrë fund.

E ç’mund të thuash tjetër kur sheh se kuotat që Kimi Antoneli të shpallet kampion I botës në Formula 1 janë 1.13 apo 1.17?!

Në një ndeshje futbolli, kjo do të thotë “1” I sigurt, dhe në garën e shpejtësisë përkthehet që do të kemi një kampion të ri.

Piloti italian fiton Çmimin e Madh të Spanjës, që u rikthye në Madrid për herë të parë pas 47 viteve, duke lënë në vend të dytë Maks Verstapenin, ndërsa I treti doli kampioni në fuqi I botës, Lando Norris.

Ishte një fatkeqësi e vërtetë për Norrisin, I cili fitoi vendin e parë në provat zyrtare, dhe e mbrojti këtë pozicion në nisje.

Gara e tij u shkatërrua kur u lajmërua makina virtuale e sigurisë ndërsa ai e kishte kaluar hyrjen në pit stop për ndërrimin e gomave, gjë që e bënë rivalët Antoneli e Verstapen.

Kjo bëri që anglezi të dilte I pesti me Meklarenin e tij, dhe në një pistë ku është praktikishte  pamundur të parakalohet ai u ngjit deri në podium.

Këtë e pohoi edhe kryesuesi I Botërorit, pasi Antoneli tha pas garës se kishte qenë me fat dhe se fitues duhej të kishte dalë Norris.

Italiani I Mercedesit forcoi pozitat në krye të renditjes me 292 pikë, 81 pikë më shumë se shoku I tij I skuadrës, Rasëll, dhe 101 më shumë sesa shtatë herë kampioni I botës, Ljuis Hamilton, që drejton një Ferrari dhe që u tërhoq në Madrid për probleme teknike.

Mercedes kryeson renditjen për skuadra me 503 pikë, shumë më lart sesa Ferrari që ka 358.

Antoneli ka 8 fitore në 14 Çmime të Mëdha, dhe nëse fiton titullin, do të bëhet më I riu kampion në historinë e Formula 1, sepse është 20 vjeç e 19 ditë, ndërsa rekordin e mban Sebastian Fetel që ia doli në moshën 23 vjeç e 134 ditë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!