Ishte aq i lodhur dhe i emocionuar, saqë nuk e kuptoi se kishte fituar. Aleksandër Zverev reagoi sikur kishte marrë pikën e radhës, ndërsa kishte bërë të vetin titullin e dytë Grand Slem në karrierë.
Kjo skenë e pabesueshme ndodhi në Arenën “Arthër Ejsh” në Nju Jork, në finalen e turneut të madh US Open, dhe gjermani e realizoi më në fund ëndrrën.
Përballë amerikanit të fortë dhe surprizë, Ben Shelton, mundi të luante ashtu siç dëshironte dhe siç duhej.
Fitoi në 4 sete, pas një rivaliteti serioz me rezultatin 6-3, 7-6, 5-7 e 6-2 në 3 orë e 33 minuta.
Numri 2 I botës justifikoi çdo parashikim dhe mbylli vitin 2026, nëse flasim për Grand Slemet, në mënyrën më të shkëlqyer të mundshme.
Fitoi titullin në “Rolan Garos” të Parisit, u mund në finalen e Uimbëlldonit nga Janik Siner, por ia doli në Flashing Midous, në tokën amerikane.
Në moshën 29-vjeçare më në fund po merr frytet e një karrierë dhe të një talenti që premtonin për shumë më tepër.
Shelton, tashmë numri 4 I botës, dhe tenisti më I mirë I vendit të tij dy vitet e fundit, nuk ia doli të bëhej i pari amerikan që fiton US Open që nga Andi Rodik në 2003.
Mund të ketë rast në të ardhmen, ndonëse për momentin festa është e gjitha e Aleksandër Zverevit./abcnews.al

