Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrëzohen degët e pemës në mes të Tiranës, bllokohet rruga për 45 minuta

schedule20:37 - 1 Gusht, 2022

schedule 20:37 - 1 Gusht, 2022

Disa degë peme janë rrëzuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, pranë kryqëzimit të rrugës Njazi Meka me rrugën e Dibrës.



Si pasojë e rrëzimit të degëve janë dëmtuar disa tjegulla në banesën që ndodhej aty pranë, ndërkohë që rruga ka mbetur e bllokuar për 45 minuta, duke krijuar trafik në zonë.

Burime për Abc bëjnë me dije se banorët e zonës kanë lajmëruar zjarrfikësen dhe policinë të cilët kanë shkuar në vendgjarje.

Pas 45 minutash forcat zjarrfikëse kanë arritur të largojnë degët e pemës nga rruga duke liruar hapësirën.

Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Policia ka rrethuar perimetrin në mënyrë që mos ketë incidente në njerëz.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!