Ndalohen dy persona në Sarandë dhe Vlorë

schedule09:45 - 17 Maj, 2019

schedule 09:45 - 17 Maj, 2019

Në vijim të punës hetimore për kapjen e personave në kërkim, Policia ka bërë të mundur kapjen e dy prej tyre të dënuar me 12 dhe 3 vite burg.  Policia e Sarandës ka arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim, H.Xh., 41 vjeç, banues në fshatin Bregas, Finiq.

41-vjeçari është arrestuar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për arsye të njehsimit të vendimit të Gjykatës Greke e cila në vitin 2015 ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Vlorë, Shërbimet e Policisë së Selenicës kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, A.M., 29 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Selenicë.

Kapja dhe ndalimi i këtij tij u bë për arsye se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me anë të dy vendimeve në 2014 dhe 2016 e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 2 muaj burgim për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe atyre sportive”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!