Javë e nxehtë me temperatura mbi 40 gradë në Shqipëri, njihuni me katër qytetet që do të shënojnë vlera rekord

schedule09:59 - 18 Korrik, 2022

schedule 09:59 - 18 Korrik, 2022

Java që sapo ka nisur parashikohet të jetë e nxehtë me temperaturat që do të arrijnë mbi 40 gradë celcius.

Meteorologia Lajda Porja thotë për Abc se se e gjithë java do të jetë nën ndikim të nxehtit.

Qytetet më të nxehta për këtë javë që do të shënojnë temperature mbi 40 gradë celcius janë Shkodra, Lezha, Gjirokastra dhe Elbasani.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar rritje të menjëhershme që në mëngjes. Vlera maksimale sot parashikohen deri jë 40 gradë.

Ndërkohë qytetet më te nxehta në zonat malorë do të jetë Kopliku, Hasi, Burreli dhe Bulqiza.

Nga ana tjetër, Korça Erseka dhe Pogradeci do kenë mot më te freskët me temperatura 35 gradë, thotë meteorologia./abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!