Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përshtati lokalin për për përdorimin e “të bardhës”, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

schedule09:51 - 14 Korrik, 2022

schedule 09:51 - 14 Korrik, 2022

Policia në Tiranë ka goditur dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Njoftohet se në rrugën “Prokop Mima”, policia ka arrestuar në flagrancë D. S., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se i riu pasi siguronte lëndën narkotike të llojit kokainë, e ndante atë më pas dhe e shiste në doza, në rrugën “Prokop Mima”.



Gjithashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan A. N., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe u proceduan në gjendje të lirë, S. B., 23 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe R. Z., 40 vjeç, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të 40-vjeçarit, që i riu e kishte përshtatur për përdorim droge, atij iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, ndërsa S. B. iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!