Lezhë, djem e vajza lundrim me kajak në lumin Drin

schedule12:49 - 10 Maj, 2019

schedule 12:49 - 10 Maj, 2019

U organizuan në Lezhë garat me kajak në lumin Drin. Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë dhe vajzat, ndërsa bashkia ka për qëllim që përmes organizimeve të tilla të tërheqë më shumë turistë.

Me kajakë në Drin, jo vetëm djem, por edhe femra. Një risi për të bërë këtë sport edhe më tërheqës në Lezhë.

Garuese: “Është ndryshe, se djemtë marrin më shumë pjesë ndërsa pjesëmarrja e vajzave e bën interesante”.

Të rinjtë që u përfshinë në garë, djem dhe vajza përjetuan emocione dhe fituan një ekspierencë të bukur.  Ata janë të gatshëm ta riprovojnë.

Garues: “Shumë emocionuese ishte, një gjë e këndshme”.

“Eksperiencë e këndshme nuk ishte provuar në qytetin tonë”

“U mundova po nuk ia dola, por ishte eksperiencë e bukur”.

Për specialistin e sporteve në Bashkinë e Lezhës, Klajti Reçi, kur startuan 2 vite më parë, garat me kajakë u panë si një mundësi për të tërhequr të rinjtë dhe sigurisht për të ndihmuar në turizëm duke nxitur të tilla aktivitete.

Klajdi Reçi Specialist Sporti në Bashkinë Lezhë: “Arsye e fortë që kajakët bëhen për promovimin e turizmit që nga Drini dalim nga lagunat e Kuine e Vainit. Janë mundësi që Lezha na ka ofruar”.

Në ceremoninë e organizuar ishte dhe kryetari i bashkisë Fran Frrokaj. Garat e ardhshme janë planifikuar të zhvillohen në liqenin e fshatit Fishtë gjatë fundit të muajit maj dhe për të vijuar edhe me zonat bregdetare të Tales dhe Shëngjinit. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!