Sherr mes vëllezërve për plazhin në Radhimë, Eduard Kondi qëlloi drejt vëllait që ishte kthyer mbrëmë nga Anglia

schedule13:44 - 4 Korrik, 2022

schedule 13:44 - 4 Korrik, 2022

Zbardhet ngjarja e ndodhur në Radhimë të Vlorës mesditën e sotme në plazh, ku turistët u “terrorizuan” nga të shtënat me armë.

Abc mëson se është një konflikt mes dy vëllezërve.

Të dy janë pronarë të një plazhi “Bora Bora” në Radhimë.

Abc mëson se Benjamin dhe Eduard Kondi, të dy pronarë të plazhit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për administrimin e tij. Ky i fundit ka qëlluar me armë në drejtim të Benjaminit.

Vëllai i madh (Benjamini) ishte kthyer mbrëmjen e djeshme nga Anglia.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar./Abcnews.al/