Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Sulm me armë në një shkollë në Turqi, të paktën 16 të plagosur

schedule10:55 - 14 Prill, 2026

schedule 10:55 - 14 Prill, 2026

Një i ri hapi zjarr në një shkollë dhe plagosi të paktën 16 persona, përfshirë nxënës dhe mësues, përpara se të vriste veten në provincën juglindore të Turqisë, Sanliurfa.

19 vjeccari, që dikur kishte qenë nxënës në shkollë, përdori një pushkë gjatë sulmit. Ai vrau veten kur policia u përpoq ta kapte në vendngjarje.

Sulmi la të plagosur 10 nxënës, katër mësues, një punonjës të mensës dhe një oficer polici. Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitalin e rrethit. Ndërsa shumica e tyre po trajtoheshin në qytezë, pesë nga mësuesit dhe nxënësit e plagosur u transferuan në një spital tjetër sepse gjendja e tyre ishte më serioze.



Videot e shpërndara në mediat sociale treguan dhjetëra nxënës që vraponin nga shkolla drejt portës për të dalë në rrugë. Mediat turke raportuan se pasi të gjithë nxënësit u evakuuan, njësitë e operacioneve speciale të policisë u vendosën në shkollë pasi sulmuesi refuzoi të dorëzohej.

19 vjeccari mbeti I rrethuar brenda ndërtesës dhe qëlloi veten, teksa një hetim për ngjarjen ka nisur.

Motivi i sulmit mbetet i paqartë, teksa të shtënat në shkolla janë të rralla në Turqi.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!