Këngëtarja e njohur, Summer Walker do të bëhet nënë për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë ajo përmes në një “Instagram Live”, duke u thënë katër milionë ndjekësve të saj: “Njerëzit më pyesin nëse jam shtatzënë… Unë jam dhe ju e dini që jam shumë, shumë e lumtur për këtë.
Shumë e emocionuar për këtë. Unë jam shumë e emocionuar sepse do të jetë ndryshe nga sa ishte më parë. Është vërtet paqësore, vërtet e lumtur, shumë ndihmë, shumë dashuri”.
26-vjeçarja vazhdoi duke thënë se ishte e rëndësishme që ajo të merrte kontrollin mbi ndarjen e lajmeve këtë herë, diçka që ajo nuk mund ta bënte në fëmijën e parë, vajzën 1-vjeçare Bubbles.
“Arsyeja e vetme që po them diçka është sepse herën e fundit u ndjeva shumë e pa respektuar që njerëzit nuk më lanë ta them vetë këtë”, tha Summer./abcnews.al