Policia e Shkodrës ka arrestuar shoferin 47-vjeçar i cili u përshi në aksidentin ku humbi jetën 31-vjeçarja mbrëmjen e djeshme në Shkodër.
Viktima është identifikuar si Zoje Bregu, 31 vjeç.
Gëzim Burgaj, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, u arrestua për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
“47-vjeçari, rreth orës 21:20 të mbrëmjes së djeshme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen Zoje Bregu, 31 vjeçe, banuese në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, e cila po lëvizte me biçikletë”, bën me dije policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./Abcnews.al/