Shkon të takojë të dënuarin, kapet me thikë në qesen e ushqimeve

schedule10:32 - 2 Dhjetor, 2017

schedule 10:32 - 2 Dhjetor, 2017

Një 52-vjeçar ka rënë në pranga e policisë së Fierit, pasi duke shkuar në takim me një të dënuar, në ambientet e kontrollit fizik është kapur me një thikë në qesen që kishte ushqimet. Ai wshtw Bardhul Myrselaj, banues në Mallakastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burgim” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 324/a/1 e 22 të Kodit Penal./abcnews.al