Kryeministri Edi Rama, pas një bashkëbisedimi me fermerët në Dibër, u ka premtuar atyre se ky qytet do të behët qyteti numër një për agro-përpunimin.
Rama u ka kërkuar fermerëve që të rrisin nënproduktet e frutave, si kompostot apo reçel.
Në fund kryeministri Rama i ka bërë edhe një dhuratë njërit prej të pranishmëve, një karficë me shqiponjë të bërë vetë nga kryeministri.
Kaq është dashur që fermeri nga Dibra, t’ia kthejë me batuta Ramës duke i kërkuar financim.
Rama: Do të fal këtë. Shqiponja me flmurin tonë. Kur të kesh kostum vendose.
Fermeri: Dy gjëra kemi këtu. Ne të vrasim kallaballëkun, t’i të na japësh lekët. Janë të ndamë këto punë.
/abcnews.al/

