Që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë vrarë të paktën 288 fëmijë dhe 527 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Shifrat janë bërë të ditura nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës. Në njoftim specifikohej po ashtu se numëri më i madh i viktimave është regjistruar në rajonet Donetsk, Kharkiv, Kiev dhe Chernihiv.
Bombardimi i qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës nga forcat e armatosura ruse, shtohet më tej, dëmtoi 1971 institucione arsimore, 194 prej të cilave u shkatërruan plotësisht. /abcnews.al/