Ministria e Jashtme e Rusisë ka akuzuar Estoninë se po lejon Ukrainën të përdorë hapësirën e saj ajrore “në heshtje” për të sulmuar objektiva ruse.
Moska e quajti veprimin si një “lëvizje provokuese” që rrezikonte të shkaktonte një luftë të hapur me Rusinë.
Akuza u paraqit në një deklaratë ku pretendohej se Estonia ka ndërmarrë veprime “provokuese dhe jashtëzakonisht të rrezikshme”.
Ministria thirri gjithashtu të ngarkuarin me punë të Estonisë në Moskë për të lëshuar një protestë zyrtare ndaj vendimit të Estonisë për të mbyllur kufirin e saj të përbashkët me Rusinë.
Ministria akuzoi gjithashtu Estoninë se po përpiqet të pengojë lëvizjen e anijeve ruse të mallrave në Detin Baltik.



