Kurti: Vizita e Scholz historike, dëshmi e marrëdhënieve tona të forta si dy vende partnere

schedule16:22 - 10 Qershor, 2022

schedule 16:22 - 10 Qershor, 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur sot se vizita e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, ka qenë historike, duke rikujtuar se është e para vizitë e një kancelari gjerman në Kosovën e pas pavarësisë.

Kreu i qeverisë së Kosovës gjithashtu ka treguar se sot me kancelarin gjerman kanë zhvilluar edhe një takim sy më sy dhe pastaj edhe me delegacionet shtetërore.

Kurti thotë se përveç kësaj, kjo vizitë është dëshmi e raporteve të forta mes Prishtinës dhe Berlinit, shkruan Gazeta Express.

“Pata kënaqësinë e veçantë që në vizitën e parë të një kancelari gjerman në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ta mirëpres Kancelarin Scholz në Aeroportin “Adem Jashari”, të parakalojmë bashkë në ceremoninë pritëse me nderime të larta shtetërore, të bisedojmë në një takim tête-à-tête, të diskutojmë me delegacionet tona shtetërore, dhe t’i drejtohemi popullit të Republikës nëpërmjet një konference të përbashkët për media”, shkruan Kurti.

“Vizita e sotme e kancelarit gjerman ishte historike. Përveçse e para e tillë që nga shpallja e pavarësisë, ishte dëshmi e marrëdhënieve tona të forta si dy vende partnere dhe aleate për njëra-tjetrën, të lidhura me vlera të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë, në një moment përcaktues për rajonin dhe kontinentin tonë. Vielen Dank, Bundeskanzler Scholz.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!